VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një Inxhinier Mjedisi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Planifikon, vlerëson dhe monitoron ndikimet mjedisore të projekteve në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.
- Zbaton dhe monitoron kërkesat e VNM, lejeve mjedisore dhe procedurave HSE në terren.
- Harton dhe zbaton dokumentacionin mjedisor dhe social (ESMS, plane mjedisore/sociale).
- Kryen inspektime në terren dhe monitoron performancën mjedisore të projekteve.
- Përgatit raporte periodike mjedisore për kompaninë dhe donatorët (EBRD, World Bank).
- Bashkëpunon me institucionet, klientët dhe palët e interesuara për çështje mjedisore.
Kualifikimet e Kërkuara
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi.
- Minimum 3 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
- Aftësi të mira komunikuese dhe koordinuese me ekipet në kantier.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
- Certifikime ndërkombëtare si IOSH, NEBOSH përbëjnë avantazh.
- Disponueshmëri për lëvizje në terren sipas projekteve të kompanisë.
- Patentë drejtimi Tipi B.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier/e Mjedisi”, ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.


