Inxhinier Elektrik Junior – Projekte Fotovoltaike (Itali)

VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën e projektimit, zhvillimit dhe ndërtimit të parqeve fotovoltaike.
Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke garantuar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania po kërkon të punësojë një Inxhinier Elektrik Junior për të mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e projekteve fotovoltaike në Itali.

 

Përgjegjësitë kryesore:

•Mbështetje në projektimin dhe zbatimin e instalimeve elektrike për impiante fotovoltaike

•Asistim në përgatitjen dhe verifikimin e dokumentacionit teknik

•Bashkëpunim me ekipin e projektit dhe kontraktorët në terren

•Monitorim i punimeve elektrike dhe respektimit të standardeve teknike dhe të sigurisë

•Raportim periodik mbi ecurinë e punimeve

 

Kërkesat:

•Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike (ose në përfundim të studimeve)

•Njohuri bazë mbi sistemet fotovoltaike dhe instalimet elektrike

•Aftësi të mira organizative dhe dëshirë për të mësuar

•Njohuri të gjuhës angleze (njohja e italishtes përbën avantazh)

•Gatishmëri për të punuar në projekte jashtë vendit (Itali)

 

Çfarë ofron Vega Energy:

•Mundësi për zhvillim profesional në sektorin e energjisë së rinovueshme

•Trajnim praktik dhe mbështetje nga një ekip me eksperiencë

•Përfshirje në projekte ndërkombëtare

•Ambient pune profesional dhe dinamik

 

Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Elektrik Junior” ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

 

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Vega Logo
VEGA GROUP is an Albania-based design and implementation company specializing in residential, commercial, and industrial power generation through rooftop installations and photovoltaic parks.

APPLICATION FORM

*Required fields
Vega Charging Logo white-green

APPLY FOR VEGA CHARGING CARD

*Required fields

Thank you for applying!

Vega Charging Logo white-green

Become our partner

*Required fields