Inxhinier Elektronik për Stacione EV

Mundësi punësimi – Inxhinier Elektronik për Stacione EV

VEGA Charging, pjesë e VEGA Group, qëndron si rrjeti më i madh i karikimit të automjeteve elektrike (EV) në Shqipëri, i angazhuar për të përmirësuar infrastrukturën EV me një spektër të gjerë zgjidhjesh karikimi të përshtatshme për automjetet evropiane dhe aziatike.
Në kuadrin e zgjerimit të saj, VEGA Charging është duke kërkuar një, Inxhinier Elektronik për Stacione EV.

Përshkrimi i Pozicionit:

Inxhinieri Elektronik do të jetë përgjegjës për zhvillimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e infrastrukturës për karikimin e automjeteve elektrike (EV).
Ky rol kërkon një profil teknik të kompletuar që përfshin punë në nivele të ndryshme të sistemit – nga komponentët elektronikë (hardware) deri te platformat software dhe komunikimi i të dhënave.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Projektim dhe zhvillim i sistemeve elektronike për stacionet e karikimit të automjeteve elektrike (DC/AC).

  • Integrim fizik dhe funksional i moduleve të karikimit me komponentët elektronikë si: invertera, module OCPP, ekrane HMI, lexues RFID, etj.

  • Konfigurim dhe mirëmbajtje e firmware-it dhe software-it të karikuesve.

  • Testim softuerik për sigurinë e komunikimit me platformën qendrore dhe përputhshmërinë me protokollet standarde (OCPP 1.6/2.0, MQTT, etj.).

  • Zgjidhje e problemeve teknike (troubleshooting), si për pajisjet hardware ashtu edhe për komponentët software.

  • Monitorim i lidhjes ndërmjet stacioneve të karikimit dhe platformës qendrore të menaxhimit (backend).

  • Bashkëpunim me ekipet e IT-së dhe zhvillimit për përmirësimin e ndërfaqeve dhe funksioneve të sistemit.

  • Dokumentim teknik i sistemeve dhe përgatitje e manualeve të përdorimit dhe mirëmbajtjes.

  • Zbatim i standardeve ndërkombëtare për siguri dhe efikasitet në fushën e karikimit të automjeteve elektrike.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Elektrike, Automatizim ose fusha të ngjashme.

  • Eksperiencë me sisteme të energjisë dhe elektronikë të fuqisë (Power Electronics).

  • Njohuri të mira mbi komunikimin industrial dhe protokollet përkatëse (TCP/IP, RS485, CAN, etj.).

  • Eksperiencë me platformat e karikimit të automjeteve elektrike dhe softuerët përkatës (p.sh. ChargePoint, EVBox, ose platforma të tjera eMobility).

  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skema elektronike dhe dokumentacion teknik.

  • Aftësi të mira në punën në ekip dhe në zgjidhjen e problemeve komplekse teknike.

Të preferuara:

  • Certifikime në fushat e energjisë ose elektronikës industriale.

  • Njohuri të platformave cloud për menaxhimin e stacioneve të karikimit.

  • Eksperiencë me pajisje IoT dhe sisteme SCADA.

  • Njohuri në sistemet operative real-time (RTOS) dhe platforma cloud për monitorim të distancuar.

  • Njohuri të softuerëve për testim dhe simulim.

  • Aftësi bazike në skriptim ose zhvillim software.

  • Njohuri të mira në rrymat e dobëta.

Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën, [email protected] me subjekt “Inxhinier Elektronik për Stacione EV” ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Vega Logo
VEGA GROUP is an Albania-based design and implementation company specializing in residential, commercial, and industrial power generation through rooftop installations and photovoltaic parks.

APPLICATION FORM

*Required fields
Vega Charging Logo white-green

APPLY FOR VEGA CHARGING CARD

*Required fields

Thank you for applying!

Vega Charging Logo white-green

Become our partner

*Required fields