Inxhinier Kostoist & Preventivues

Mundësi punësimi – Inxhinier Kostoist & Preventivues

VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë..

Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Inxhinier Kostoist & Preventivues.

Detyrat dhe Pergjegjësitë:

  • Harton preventivat në fazë ofertimi të projekteve,
  • Kryen zbërthimin e preventivave të projekteve dhe nxjerr nevojat për materiale dhe çfarë duhet t’i paraqitet Departamentit Teknik;
  • Harton analiza teknike të zërave të rinj të punës;
  • Harton analizat e çmimeve dhe mban çmimet koherentene, bashkëpunon me Departamentin e Prokurimeve;
  • Përgatit tabelë e çmimeve të miratuara të pagesave të nënkontraktorëve;
  • Përpilon preventivin në e-albania sipas formatit zyrtar për aplikimet e ndryshme që bëhen në MIE, OSHEE, FTL, AKBN etj..
Kriteret dhe Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit;​
  • Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune në këtë pozicion;​
  • Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office etj.;​
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;​
  • Të ketë aftësi shumë të mira të punës ne grup.​
  • Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese.​
  • Te zoteroje leje drejtimi te automjetit , kategoria B.​

Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Kostoist & Preventivues”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Vega Logo
VEGA GROUP is an Albania-based design and implementation company specializing in residential, commercial, and industrial power generation through rooftop installations and photovoltaic parks.

APPLICATION FORM

*Required fields
Vega Charging Logo white-green

APPLY FOR VEGA CHARGING CARD

*Required fields

Thank you for applying!

Vega Charging Logo white-green

Become our partner

*Required fields