Inxhinier Zbatimi

VEGA Solar pjesë e VEGA Group është një kompani lidere në energjinë e rinovueshme që ofron zgjidhje të avancuara dhe të personalizuara fotovoltaike, duke kombinuar përvojën e gjatë, teknologjinë moderne dhe shërbimin cilësor për klientë nga sektori rezidencial deri te ai industrial.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një Inxhinier Zbatimi.

Kandidati do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e punimeve në terren për projektet fotovoltaike, duke përfshirë:

  • Kontrollin e strukturës së objektit, kryerjen e matjeve dhe përgatitjen e planit paraprak të punimeve.
  • Hartimin e projektit paraprak të zbatimit dhe përcaktimin e materialeve të nevojshme.
  • Ndjekjen e ecurisë së punimeve, zgjidhjen e problematikave teknike dhe shpërndarjen e detyrave për ekipin.
  • Bashkëpunimin me departamentin e prokurimeve dhe kontrollin e materialeve në magazinë dhe në terren.
  • Komunikimin e vazhdueshëm me investitorin për ecurinë e projektit dhe kërkesat teknike.
  • Kontrollin e cilësisë dhe sasisë së materialeve të dorëzuara.
  • Përgatitjen e raporteve periodike dhe ndjekjen e afateve të projektit.
  • Realizimin e lidhjes së sistemit fotovoltaik me rrjetin elektrik, konfigurimin e inverterave dhe verifikimin e parametrave me pajisjet përkatëse.
  • Hartimin e vizatimeve As Built dhe dokumentimit teknik përfundimtar.
  • Asistimin e ekipit të shitjeve në takime me klientët dhe kryerjen e matjeve të nevojshme.

Kriteret dhe Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në projekte fotovoltaike, instalime elektrike ose menaxhim punimesh në terren (avantazh).
  • Njohuri të mira të sistemeve fotovoltaike, inverterave dhe parametrave elektrikë.
  • Aftësi për të lexuar projekte teknike dhe për të përgatitur dokumentacion zbatimi (As Built, BOQ, raporte teknike).
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi ekipi.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve teknike në mënyrë të pavarur dhe efikase.
  • Njohuri mbi standardet e sigurisë elektrike dhe punës në terren.
  • Patentë makine dhe gatishmëri për udhëtime në terren.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
  • Njohja e softuereve teknike (AutoCAD, PVSol / PVDesign ose të ngjashme) është avantazh.

Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Zbatimi” ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Vega Logo
VEGA GROUP is an Albania-based design and implementation company specializing in residential, commercial, and industrial power generation through rooftop installations and photovoltaic parks.

APPLICATION FORM

*Required fields
Vega Charging Logo white-green

APPLY FOR VEGA CHARGING CARD

*Required fields

Thank you for applying!

Vega Charging Logo white-green

Become our partner

*Required fields