Magazinier Projekti Fier
VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë..
Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Magazinier Projekti ne Fier.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
- Pranon dhe verifikon mallrat që vijnë në magazinë, duke kontrolluar sasinë dhe cilësinë sipas faturave te blerjes.
- Regjistron hyrjet dhe daljet e materialeve në sistemin e inventarit.
- Organizimi dhe ruajtja e materialeve në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
- Përgatitja e materialeve për dorëzim në vendin e punimeve sipas kërkesave të ekipit teknik.
- Mbajtja e evidencës së saktë të inventarit dhe raportimi i mungesave ose dëmtimeve.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipet e instalimit për të siguruar që materialet të jenë në kohë dhe në gjendje të mirë.
- Respekton rregullat e sigurisë në magazinë dhe përdor pajisjet ndihmëse në mënyrë të sigurt.
- Kryen kontrolle periodike të inventarit dhe raporton çdo mospërputhje.
Kriteret dhe Kualifikimet:
- Eksperiencë si magazinier, preferohet në sektorin e energjisë ose ndërtimit.
- Diplomë e shkollës së larte (e preferuar); kualifikime shtesë për logjistikë apo menaxhim magazine janë avantazh.
- Njohuri në përdorimin e sistemeve të thjeshta kompjuterike ose softuerëve të inventarit.
- Aftësi për të përdorur mjete logjistike (transpaleta, forklift ).
- I kujdesshëm dhe me ndjenjë përgjegjësie të lartë.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzime.
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Magazinier Projekti Fier”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.