VEGA Electric, pjesë e VEGA Group, është një ofrues kryesor i shërbimeve të plota në fushën e mirëmbajtjes dhe asistencës teknike, duke u specializuar si në sektorin e energjisë së rinovueshme, ashtu edhe në industrinë elektrike.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një Sales Representative.
Përgjegjësitë kryesore:
•Menaxhimi dhe ndjekja e kontratave ekzistuese me klientët
•Komunikimi i vazhdueshëm me klientët për të identifikuar nevoja të reja shërbimi
•Prezantimi dhe promovimi i shërbimeve të mirëmbajtjes elektrike
•Ndjekja e proceseve nga oferta deri në finalizimin e kontratës
•Bashkëpunim i ngushtë me ekipet teknike dhe administrative
•Ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët
Kërkesat:
•Eksperiencë në shitje ose menaxhim klientësh (avantazh në sektorin energjetik/elektrik)
•Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi
•Orientim drejt rezultateve dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata
•Aftësi organizative dhe ndjekje e proceseve
•Njohuri të mira të MS Office
•Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Sales Representative”, ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.


