VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist/e Blerjesh.
Kupton kërkesat e biznesit dhe ndërton marrëveshje që i përgjigjen nevojave specifike të kompanisë.
Udhëheq iniciativa të ndryshme të blerjeve, të cilat ndryshojnë në përmasa dhe kompleksitet.
Organizimi i tenderëve në treg dhe menaxhimi i procesit të vlerësimit, në bashkëpunim me ekipe ndërfunksionale, për të përzgjedhur furnitorët më të përshtatshëm.
Negocimi i marrëveshjeve me qëllim arritjen e kushteve sa më të favorshme komerciale për kompaninë.
Hartimi i kontratave në përputhje me kushtet dhe termat standardë të kompanisë.
Përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me furnitorët kryesorë.
Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me palët e interesit (stakeholders), ekipet ndërfunksionale dhe drejtuesit e lartë të kompanisë.
Zbatimi i standardeve dhe procedurave të kompanisë, përfshirë përdorimin korrekt të mjeteve, programeve dhe proceseve të përcaktuara për realizimin e iniciativave të prokurimit.
Identifikimi dhe zbatimi i mundësive për të gjeneruar kursime për kompaninë dhe për të sjellë përfitime përmes prokurimeve më të zgjuara dhe efikase.
Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri apo fusha të ngjashme.
Minimumi 1 vit përvojë pune në blerje, logjistikë ose në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit (supply chain).
Aftësi shumë të mira në negocim dhe komunikim, si me palët e brendshme ashtu edhe me ato të jashtme.
Aftësi të zhvilluara analitike dhe mendim kritik, për të vlerësuar oferta, kosto dhe përfitime.
Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekipe ndërfunksionale.
Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Excel dhe softuerëve të menaxhimit të prokurimeve si ERP, SAP, MC, etj.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli i avancuar); njohja e një gjuhe të dytë (italisht, gjermanisht) përbën avantazh.
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet kohore në mënyrë efikase.
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Specialist/e Blerjesh”
ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.