Mundësi punësimi – Specialiste Marketingu
VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialiste Marketingu.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të rrjeteve sociale në linjë me objektivat e përgjithshme të marketingut.
- Krijimi dhe publikimi i postimeve në platforma si Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok, X (ish-Twitter) dhe YouTube.
- Zhvillimi dhe ekzekutimi i fushatave promocionale (social medial, google ads etj.)
- Analiza e performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve periodike mbi treguesit kryesorë (engagement, reach, etj.).
- Mbështet organizimin dhe promovimin e eventeve të brendshme për stafin dhe aktiviteteve të kompanisë.
- Bashkëpunimi me agjenci të jashtme kreative dhe brand ambassadors për të krijuar përmbajtje autentike dhe për të forcuar imazhin e kompanisë.
- Përgjigjja në kohë, në mënyrë profesionale dhe në përputhje me imazhin e brandit, ndaj telefonatave, mesazheve dhe komenteve të ndjekësve dhe klientëve të interesuar.
- Kryerja e matjeve periodike të kënaqësisë së klientëve përmes formularëve ose kontakteve të strukturuara.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në Marketing, Komunikim, Administrim Biznesi, Media ose fusha të ngjashme.
Eksperienca
- Minimum 2 vite eksperiencë praktike në marketing, me fokus në social media, krijim përmbajtjeje dhe/ose fushata digjitale.
Aftësitë Teknike
- Njohuri shumë të mira të rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok, YouTube).
- Përdorimi i platformave si Meta Business Suite, Canva, Google Ads (avantazh nëse ka certifikime).
- Njohuri të mira në analizën e performancës së fushatave dhe përgatitjen e raporteve.
Aftësitë Personale
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, organizim dhe menaxhim kohe.
- Krijimtari dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Orientim drejt rezultateve dhe përkushtim për ndjekjen e trendeve të reja të marketingut digjital.
Gjuhët
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (në të shkruar dhe komunikim verbal).
Extra
- Leje drejtimi automjeti, kategoria B.
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Specialiste Marketingu”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.