Përditësimi i fundit Prill 2025
Informacion rreth nesh
“VEGA GROUP” SHPK, është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me Nipt: M31830023A dhe adresë Tiranë Rruga “Ndre Mjeda” Objekti Ara (Struktura EB), zk 8220, Nr. Pasurie 3/491+19-6.
Nëpërmjet këtij Njoftimi të Privatësisë, ju informojmë mbi mënyrën se si menaxhohen të dhënat tuaja personale gjatë vizitës apo ndërveprimit me faqen tonë zyrtare në web. Ky njoftim përfshin qëllimin e përpunimit të të dhënave, parimet që ndiqen për mbrojtjen e tyre, si dhe të drejtat tuaja në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
VEGA GROUP ju siguron se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative të sigurisë, me qëllim mbrojtjen e çdo informacioni që ju na besoni gjatë përdorimit të shërbimeve të ofruara përmes kësaj faqeje.
Ju lutem, lexoni me kujdes këtë njoftim sepse ofron informacion të rëndësishëm mbi përdorimin e të dhënave në faqen tonë të internetit.
Përkufizimet
Për qëllim të këtij njoftimi përkufizimet e përdorura kanë kuptimin sipas Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i përditësuar.
“Të dhëna personale” – është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.
“Përpunim i të dhënave personale” – është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash.
“Kontrollues” – është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që, vetëm apo së bashku me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të fushës, dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj.
“Pëlqim i subjekteve të të dhënave” – është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, çka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij.
Të dhënat personale që përpunohen
VEGA GROUP mund të mbledhë dhe përdorë të dhëna personale të përdoruesve të cilat jepen vullnetarisht gjatë përdorimit të shërbimeve në faqen tonë. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimit, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, si dhe me Politikën tonë të Privatësisë.
Të dhënat ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të ligjshme të biznesit dhe në përputhje me afatet ligjore dhe rregullative. Përdoruesit janë përgjegjës për njoftimin e çdo ndryshimi në të dhënat e tyre personale që ndikon në ofrimin e shërbimit.
Shërbimet tona nuk janë të destinuara për përdoruesit nën moshën 18 vjeç dhe ne nuk mbledhim në mënyrë të vetëdijshme informacion nga individët në këtë grupmoshë.
VEGA GROUP nuk mbledh apo përpunon “të dhëna sensitive” siç janë ato që lidhen me origjinën etnike, bindjet politike, fetare apo filozofike, anëtarësinë në sindikata, dënimet penale, shëndetin apo jetën seksuale.
Cilat janë të drejtat tuaja si Subjekt i të dhënave?
Si përdorues i platformës sonë, në momentin që të dhënat tuaja përpunohen ju keni disa të drejta të garantuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilat ne duhet të ju vëmë në dijeni.
-E drejta juaj për akses në të dhënat personale
Çdo person ka të drejtë që, pa pagesë, me kërkesë me shkrim, të kërkojë konfirmim nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave sipas Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
-E drejta juaj për korrigjim të të dhënave personale
Ju keni të drejtën të kërkoni nga ne që të korrigjojmë informacionin personal që mendoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të na kërkoni të plotësojmë informacionin që mendoni se është i paplotë.
-E drejta juaj për të fshirë të dhënat personale
Ju keni të drejtë të na kërkoni që të fshijmë të dhënat tuaja personale, kjo e drejtë aplikohet në rrethana të caktuara. Ne do të fshijmë të dhënat tuaja nëse ato nuk na nevojiten më për qëllimin për të cilën janë mbledhur ose përpunuar.
-E drejta juaj për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale
Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimi e të dhënave personale në lidhje me ju, sipas dispozitave përkatëse ligjore.
-E drejta juaj për të paraqitur ankesë
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të garantuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Zyrën e Komisionerit dhe të kërkojë ndërhyrjen e saj për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, “subjekti i të dhënave” mund të ankohet në gjykatë.
“Cookies”
“Cookies” janë skedarë me sasi të vogël të dhënash, që përdoren zakonisht si identifikues unikë anonimë. Këta të fundit dërgohen në faqen tuaj kryesore të kërkimit nga faqet e ndryshme në internet, të cilat ju i vizitoni dhe ruhen në memorien e brendshme të pajisjes suaj. Ky Shërbim nuk përdor “cookies”, e megjithatë, aplikacioni mund të përdorë kode apo librari të palëve të treta, të cilat përdorin “cookies” për të grumbulluar informacione dhe përmirësuar shërbimet e tyre. Ju keni opsionin që ose të pranoni, ose të refuzoni këto të fundit dhe të njoftoheni kur një “cookie” po dërgohet në pajisjen tuaj. Nëse zgjidhni të refuzoni “cookies”, ndoshta nuk do të keni mundësi të përdorni disa pjesë të këtij Shërbimi.
Lidhja me faqet e tjera të internetit
VEGA GROUP ndërvepron me klientët e saj edhe përmes platformave të rrjeteve sociale si Facebook®, Instagram®, YouTube® dhe LinkedIn®. Ky Njoftim i Privatësisë aplikohet vetëm për faqen tonë të internetit www.vegagroup.al, ndaj nuk kemi asnjë ndikim në të dhënat që mbledhin dhe përpunojnë faqet e tjera të internetit.
Ju rekomandojmë që për faqet e tjera të interentit të lexoni njoftimet e tyre të privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale.
Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
Herë pas here, ne mund të përditësojmë Politikën tonë të Privatësisë. Për rrjedhojë, ju këshillojmë ta vizitoni këtë faqe në mënyrë periodike për ndryshimet që mund të jenë kryer. Ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim duke publikuar Politikën e Re të privatësisë në këtë faqe.
Na kontaktoni
Nëse keni pyetje apo sugjerime rreth Politikës sonë të Privatësisë, mos ngurroni të na kontaktoni në: ___________