
“Sunny Side”/ Drejt finalizimit nga VEGA Energy një prej parqeve më të mëdhenj fotovoltaikë në Ballkan
Në zemër të Darzezës, Fier, po merr formë një prej projekteve më ambicioze të energjisë diellore në rajon. Me një kapacitet prej 120 MWp, parku fotovoltaik “Sunny Side” po hyn në fazën përfundimtare të ndërtimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër për Shqipërinë dhe më gjerë.
Ky projekt strategjik i zhvilluar nga kompania VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, përfaqëson projektin më të madh të realizuar nga grupi deri më sot. Mbi 100 profesionistë janë angazhuar në ndërtimin e parkut, duke e kthyer këtë projekt ambicioz në një realitet konkret.
Përtej përmasave teknike dhe vlerës së investimit, “Sunny Side” simbolizon përkushtimin e VEGA Group për të qenë pjesë aktive e tranzicionit energjetik që po ndodh në mbarë Europën. Ky park diellor jo vetëm që pritet të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet kombëtare të prodhimit të energjisë së pastër, por gjithashtu e vendos vendin tonë në hartën europiane të zhvillimeve të gjelbra.
VEGA Group dhe VEGA Energy po shfaqen gjithnjë e më tepër si aktorë kyç në këtë transformim, duke realizuar projekte të mëdha energjetike jo vetëm në territorin shqiptar, por edhe në tregjet ndërkombëtare. “Sunny Side” është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë përpara, që ka si fokus ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Lini një koment
You must be logged in to post a comment.