Burimet Njerëzore

VEGA Group beson në fuqinë e talentit dhe në aftësi. Përzgjedhja e individëve të talentuar dhe nxitja e shfaqjes së plotë të potencialit të tyre mbetet prioritet që prej fillesave tona.
Mundësitë e shumta të punësimit dhe rritja e vazhdueshme e kompanisë sonë, i jep gjithkujt hapësirën për të përshfaqur aftësitë dhe për t’u promovuar mbi bazën e meritës.

Si lider në industrinë e energjisë së rinovueshme – një fushë që ndikon pozitivisht në të ardhmen e planetit – ne vlerësojmë idetë e reja, kreativitetin dhe diversitetin. Nëse je një profesionist energjik, me ambicie të larta dhe synon të kontribuosh në projekte me ndikim në mjedis dhe shoqëri, atëherë je në vendin e duhur.
Apliko tani dhe jepi vetes shansin për t’u bërë pjesë e një mjedisi pozitiv dhe bashkëpunues.
Të presim!

hr strategy vega Vega Group

Shpirti i një kompanie qëndron në kulturën e korporatës. Në VEGA Group, secili ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në suksesin e kompanisë sonë. Ne kujdesemi që secili punonjës të ndihet i përfshirë në procese vendimmarrëse dhe të ndihet i sigurt e i përfaqësuar përbrenda komunitetit të madh të VEGA Group.

Vlerësojmë përpjekjet dhe aftësitë: Ne vlerësojmë kontributet unike që sjellin punonjësit me përvojë, po aq sa entuziazmin, përkushtimin dhe dëshirën për t’u zhvilluar profesionalisht të të rinjve që janë në fillimet e karrierës së tyre. Brenda kompanisë sonë, krijojmë hapësira dhe mundësi për zhvillim të vazhdueshëm, duke i mbështetur punonjësit në ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe të qëndrueshme në profilin e tyre.

Mbrojmë diversitetin: Ofrojmë kushte të barabarta për të gjithë punonjësit tanë dhe i shohim dallimet kulturore, ideologjike, krahinore etj, si një pasuri e çmuar për mjedisin tonë të punës. Kujdesemi që të ruajmë të pacënuar identitetin e punonjësve tanë, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe mikpritës për çdo kontributor, pa dallim statusi apo pozicioni në hierarki.

Balancë: Ne besojmë se produktiviteti në punë vjen prej një jete personale dhe profesionale të balancuar. Politikat tona të brendshme janë krijuar në mënyrë të atillë që të lehtësojnë çdo punonjës në gjetjen dhe ruajtjen e kësaj balance.

hr strategy vega Vega GroupDepartamenti i Burimeve Njerëzore në VEGA Group i dedikon një rëndësi të veçantë pikasjes dhe përzgjedhjes së individëve të talentuar, të aftë profesionalisht, por edhe të atyre që shfaqin një entuziazëm të lartë për t’u bërë pjesë e kompanisë sonë, pavarësisht përvojave të mëparshme.

Procesi i përzgjedhjes së punonjësve të rinj: Kushte të barabarta garimi për këdo që kërkon të bëhet pjesë e kompanisë sonë. Përzgjidhen aplikantët që përmbushin kriteret profesionale të vendosura për pozicionet vakante dhe ata që demonstrojnë një nivel të lartë përgjegjësie e dëshirë për të bërë më të mirën.

Profesionalizëm i Burimeve Njerëzore: Stafi ynë i Burimeve Njerëzore aplikon standarde bashkëkohore të përzgjedhjes dhe trajtimit të punonjësve, duke përditësuar vazhdimisht strategjitë për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për punonjësit.

Zhvillim personal dhe profesional

Përkushtimi ndaj avancimit profesional të punonjësve të VEGA Group mbetet një pikë kyçe e kompanisë sonë si dhe një prej çështjeve me fokus të veçantë për Burimet Njerëzore. Qëllimi ynë është që çdo anëtar i ekipit të ndihet i mbështetur dhe i inkurajuar që të rritet si profesionist dhe si person.

Trajnime profesionale për nevoja specifike të punonjësve, një ambient përfshirës që i jep gjithkujt mundësinë për të kontribuuar dhe për të shprehur veten dhe aftësitë.

Ne kujdesemi që të krijojmë çaste argëtuese, të ndërtojmë ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes stafit për të forcuar frymën e grupit, duke krijuar një ambient gjithëpërfshirës dhe të sigurt.

job search Vega Group

Karriera në VEGA Group dhe Mundësitë e Punësimit

Ne ofrojmë një mjedis dinamik pune, me mundësi të barabarta për rritje profesionale në varësi të përkushtimit, talentit dhe meritës. Mundësitë e punësimit në VEGA Group janë të shumta për shkak të rritjes së vazhdueshme të kompanisë nga viti në vit. Njerëzit me të cilët bashkëpunojmë janë një aset i çmuar për zhvillimin dhe të ardhmen e kompanisë, prandaj për ne është e rëndësishme të përzgjedhim kandidatë që përputhen me vlerat që ne ruajmë dhe bashkëndajmë me të gjithë punonjësit tanë.

Apliko më poshtë dhe bëhu pjesë e një komuniteti që kontribuon në mënyrë aktive në të ardhmen energjetike të Shqipërisë!

internship 1 Vega Group

Internship në VEGA Group

Po kërkon të nisësh një karrierë të re në një vend që do të bëjë ta duash më shumë profesionin tënd?

Në VEGA Group do të kesh mundësinë të bëhesh pjesë e një skuadre mikpritëse dhe bashkëpunuese, si dhe të punosh me disa nga ekspertët më të mirë në treg.

Fillimi i mbarë është gjysma e punës!

Apliko këtu për të nisur një interniship në VEGA GROUP!

Aktivitete

VEGA Group organizon vazhdimisht aktivitete të përbashkëta për stafin që synojnë krijimin e një atmosfere pozitive dhe një klimë të shëndetshme bashkëpunimi. Ne besojmë se këto aktivitete kontribuojnë në rritjen e motivimit dhe produktivitetit të ekipit.