Rreth Nesh

qwefwqefwsf Vega Group

Sisteme Fotovoltaike për vetëkonsum

VEGA Solar është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë.

efgaeefga Vega Group

Parqe Fotovoltaike

Specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Vega Group

Operimi dhe
Mirëmbajtja

VEGA Electric operon në fushën e mirëmbajtjes dhe asistencës teknike.

Vega Charging white green Vega Group

Infrastruktura e karikimit të automjeteve elektrike

VEGA Charging është rrjeti më i madh i karikimit të automjeteve elektrike (EV) në Shqipëri.

Fuqizojmë botën, panel pas paneli

VEGA GROUP është një kompani projektimi dhe zbatimi me bazë në Shqipëri e specializuar në prodhimin e energjisë elektrike për banesa, subjekte tregtare dhe industriale nëpërmjet instalimeve në çati dhe parqeve fotovoltaike. Të mbështetur nga një ekip me ekspertizë teknike, ne përmbushim nevojat e klientëve duke patur gjithmonë parasysh interesin më të lartë të tyre. Ekselentë në shërbim për hartimin dhe zbatimin e projekteve të energjisë diellore, të përkushtuar që të respektojmë praktikat më të mira të njohura ndërkombëtarisht në lidhje me standardet e sigurisë, masat eko-sensitive dhe standardet e cilësisë në çdo kohë. Ne i vendosim klientët dhe partnerët tanë të biznesit në qendër të vëmendjes sonë në çdo marrëveshje që ne nënshkruajmë, duke i trajtuar ata me besimin, nderimin dhe vërtetësinë më të madhe.

HISTORIA JONË

VEGA Group lindi prej vizionit të përbashkët dhe shpirtit pionier të dy inxhinierëve elektrikë sipërmarrës, Philipp Koronowski dhe Bruno Papaj. Si të diplomuar të shquar të Universitetit RWTH Aachen, ata projektuan me guxim atë që do të bëhej një ndërmarrje e madhe në energjinë e rinovueshme në Shqipëri. Aspiratat e tyre për t'u zgjeruar në të gjithë Europën përmbledhin pasionin dhe angazhimin e tyre për zhvillime të qëndrueshme dhe një ndikim pozitiv në mjedis.

Misioni

Të bëhemi Kompania e Preferuar në tregun global për të gjithë palët e interesuara në gjenerimin e energjisë, duke ofruar sisteme fotovoltaike fitimprurëse për rezidencat, bizneset dhe industrinë.

Vizioni

Për t'u mundësuar pronarëve të shtëpive, korporatave të biznesit dhe individëve që të kenë produkte energjie efikase, të ndjeshme ndaj mjedisit dhe ekonomike. Ne jemi të vendosur të ofrojmë sistemet fotovoltaike më të shkëlqyera në botë për sa i përket cilësisë, efektivitetit të kostos dhe performancës, duke përdorur produktet më të mira të disponueshme dhe teknologjinë më të fundit.

Vlerat tona

Duke bërë më shumë nga sa presin klientët tanë, të përkushtuar për të ofruar një cilësi më të lartë në një kohë rekord.

Ofrimi i rezultateve me ekspertizën tonë teknike dhe operative që mundësojnë sukses në treg.

Të angazhuar për të bërë atë që është më e drejtë për klientët tanë.

Ne ndërtojmë marrëdhënie të forta me klientët tanë duke ofruar vlera të shkëlqyera.

Ofrojmë cilësi maksimale, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri në projektet tona.
Kujdesemi për mirëfunksionimin e çdo detaji deri në përfundim të punës.

Kompani

Punonjës

Projekte të realizuara

Panele fotovoltaike të instaluara

Rrjeti EV i parë i karikimit në Shqipëri

Stacione të ardhshme karikimi

Organet drejtuese

VEGA GROUP ka këto organe vendimmarrëse:

CEO i VEGA GROUP
Bordi i Drejtorëve
COO i VEGA GROUP
Drejtorët e Përgjithshëm të Filialeve

No posts were found for provided query parameters.

Disa nga partnerët tanë

1
1
1
1
1
1
17
17
17
17
17

Na kontaktoni
Plotësoni formularin e mëposhtëm!

* Fusha të detyrueshme