VEGA Group mbyll me sukses pjesëmarrjen në Panairin e Energjisë 2024
Vega Group përmbyll me sukses pjesëmarrjen në “Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër”, i cili u zhvillua në datat 20-21 Nëntor në Pallatin e Kongreseve.
Dy ditë të mbushura me informacione, diskutime në panele dhe forume, mundësi të reja për të lidhur ura komunikimi me partnerë dhe klientë potencialë të interesuar për energjine e rinovueshme dhe të ardhmen e mjedisit. Pjesëmarrësit e këtij panairi patën mundësinë të njihen me risitë dhe zhvillimet më të fundit në fushën e energjisë së rinovueshme, mësuan rreth të rejave më të fundit nga teknologjia në ketë sektor, të asistuar nga stafi i ekspertëve i VEGA Group që pati dhe një rol kyç në këtë panair si partner Platinum.
VEGA Group, me disa vite përvojë në sektorin e energjisë së rinovueshme, prezantoi për herë të parë në panair katër kompanitë e saj: VEGA Energy, VEGA Solar, VEGA Electric, dhe VEGA Charging. Secila nga kompanitë shfaqi gamën e gjerë të shërbimeve duke ofruar zgjidhje inovative që mbështesin zhvillimin e një infrastrukture të qëndrueshme energjetike.
VEGA Charging u prezantua për herë të parë në Panair me statusin e Partnerit Gold, duke theksuar angazhimin e kompanisë si lider për karikimin e makinave elektrike në Shqipëri.
Një nga temat kryesore të diskutimeve gjatë këtij panairi ishte ajo e tranzicionit energjetik i Shqipërisë, i cili përfshin kalimin nga burimet tradicionale të energjisë në ato të rinovueshme.
CEO i VEGA Group, Bruno Papaj, bashkë me ekspertë të tjerë të kompanisë, ndanë përvojat e tyre mbi sfidat dhe mundësitë që ky proces sjell për këtë sektor dhe për ekonominë shqiptare.
Vizitorët kishin mundësinë të informoheshin mbi avantazhet ekonomike dhe mjedisore të energjisë së rinovueshme që vijnë pas implementimit të sistemeve diellore për nevoja vetjake ose të biznesit.
Pjesëmarrja në këtë panair ishte një sukses i jashtëzakonshëm për VEGA Group, e cila arriti të ndajë drejtëpërdrejtë me vizitorët përvojën e saj të rëndësishme në tregun vendas, por edhe përtej kufijve.
Panairi i Energjisë luajti një rol me rëndësi për rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e agjendës së gjelbër, në mbrojtje të mjedisit dhe të ardhmes së planetit. VEGA Group, si një nga aktorët kryesorë në këtë transformim energjetik, demonstroi edhe njëherë se është e angazhuar maksimalisht për të kontribuuar në këtë ndryshim pozitiv për të gjithë.
Lini një koment