VEGA Group në Panairin “KEY – The Energy Transition Expo 2025”: Inovacion dhe zgjidhje të reja për Energjinë e Rinovueshme
Rimini Expo Centre në Itali u shndërrua në një qendër inovacioni për energjinë e rinovueshme në datat 5-7 mars 2025, falë Panairit “KEY – The Energy Transition Expo”. Ky eveniment ndërkombëtar bën bashkë kompani dhe profesionistë nga e gjithë bota, për të shkëmbyer ide dhe për të eksploruar mundësi të reja biznesi në industrinë e energjisë.
Pjesëmarrës në Panair ishin edhe përfaqësues nga Vega Group, kompania lider në ndërtimin e parqeve fotovoltaike dhe ofrimin e zgjidhjeve për sisteme diellore.
Përfaqësues të Vega Group kishin mundësinë të lidheshin me profesionistë të tjerë të sektorit dhe të diskutonin për mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve energjetike. Si një kompani e angazhuar maksimalisht në sjelljen e të rejave më të fundit nga fusha e energjisë së rinovueshme, Vega Group mori pjesë në mënyrë aktive në diskutimet që u zhvilluan atje.
Panairi përfshinte shtatë sektorë ekspozimi: Solar, Eolik, Hidrogjen, Ruajtje e Energjisë, Efikasitet Energjetik, Mobilitet Elektrik dhe Qyteti i Qëndrueshëm. Secili nga këta sektorë shërbeu si një mundësi për të mësuar dhe për të eksploruar teknologjitë më të fundit që po mbështesin tranzicionin energjetik. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin për praktikat më të mira dhe risitë që po ndihmojnë në kalimin drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Përveç ekspozitës, panairi ofroi mbi 100 konferenca dhe punëtori, ku u diskutuan tema si politika energjetike, teknologjitë e reja dhe sfidat që lidhen me implementimin e energjisë së rinovueshme. Këto sesione ishin një mundësi e shkëlqyer për profesionistët që të shkëmbenin njohuri dhe të eksploronin mundësi të reja bashkëpunimi.
Panairi “KEY – The Energy Transition Expo” nxiti komunitetin ndërkombëtar të angazhohej më shumë në zhvillimin dhe adoptimin e zgjidhjeve inovative për një planet më të pastër dhe më të gjelbër.
Lini një koment
You must be logged in to post a comment.