
VEGA Group në zgjerim të partneriteteve ndërkombëtare: Vizita në Katar dhe Kuvajt për të forcuar bashkëpunimet në sektorin e energjisë së rinovueshme
CEO i VEGA Group, Bruno Papaj, ka qenë pjesë e takimeve që Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka bërë në Doha të Katarit dhe në Kuvajt me autoritetet shtetërore atje dhe me bizneset vendase.
Gjatë qëndrimit në Katar, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit mes kompanive të VEGA Group dhe sipërmarrjeve vendase. Vizitat vijuan me të njëjtin intensitet dhe qëllim edhe në Kuvajt.
VEGA Group e ka shtrirë aktualisht veprimtarinë e saj jashtë vendit, nëpërmjet projekteve të VEGA Energy në Itali, siç është Campo B Solar, por edhe me hapjen e zyrave në Gjermani, duke pritur që të vijojë me projektet e reja edhe në vende të tjera brenda Europës e më gjerë.
Vizita e VEGA Group në Katar dhe Kuvajt kishte për qëllim krijimin e shanseve të reja për zgjerimin e kompanisë dhe të veprimtarive të saj edhe në tregun e Lindjes së Mesme. Pjesëmarrësit në këto takime kanë diskutuar mundësinë e investimeve të përbashkëta në projekte energjitike të rinovueshme dhe infrastruktura të gjelbra, brenda një sektori që njeh tashmë një zhvillim të madh në të gjithë botën.
VEGA Group, vijon të ndërtojë partneritete strategjike përtej kufijve duke ndarë ekspertizën e saj në projekte që promovojnë energjinë e pastër dhe të qëndrueshme.
Kompania ka një veprimtari të gjerë dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh brenda fushës së energjisë së rinovueshme, duke nisur me projektimin dhe implementimin e sistemeve të paneleve diellore për biznese dhe industri, e duke vijuar me parqet fotovoltaike, mirëmbajtjen e sistemeve të paneleve dhe karikuesit e makinave elektrike.
Sistemi për menaxhimin e karikuesve të makinave elektrike, RadX, është dhe sipërmarrja më e fundit e VEGA Group.
Dinamikat e shumta brenda kompanisë, e cila njeh vetëm rritje, e bëjnë VEGA Group një prej sipërmarrjeve më aktive në krijimin e partneriteteve dhe gjetjen e mundësive për t’i dhënë fushës së energjisë së rinovueshme një zhvillim edhe më të madh në tregun global.
Lini një koment
You must be logged in to post a comment.