Përditësimi i fundit Prill 2024

Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësia e individit.

“VEGA Charging” SHPK, me NIPT M31316029I, përmes këtij Njoftimi të Privatësisë ju ofron informacione në lidhje me menaxhimin e të dhënave tuaja personale kur ju vizitoni ose ndërveproni me aplikacionin/platformën tonë përmes kompjuterit, telefonit tuaj, tabletit ose pajisjeve të tjera elektronike, qëllimin (et) e përpunimit të tyre, parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtat që ju takojnë në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i përditësuar.

VEGA Charging ju siguron që ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate të sigurisë teknike dhe organizative për të mbrojtur secilin informacion që ju keni dhënë për të pranuar ndonjë shërbim të cilin ne e ofrojmë përmes kësaj platforme.

Përkufizimet

Për qëllim të këtij njoftimi përkufizimet e përdorura kanë kuptimin sipas Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i përditësuar.

– “Të dhëna personale” – është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social;

– “Përpunim i të dhënave personale” – është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash;

– “Kontrollues” – është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që, vetëm apo së bashku me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të fushës, dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj;

– “Pëlqim i subjekteve të të dhënave” – është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, çka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij.

Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale?

Përgjegjës për caktimin e qëllimit për përpunimin e të dhënave personale është:

“VEGA Charging” SHPK

Tiranë, Prestige Industrial Park, Rruga

Dytësore Tiranë – Vorë, km 14, Picar, Vorë, Tiranë.

Tel: +355697001200

E-mail: [email protected]

Të dhënat personale që ne përpunojmë përmes Aplikacionit/Platformës

VEGA Charging ka për qëllim që të ofrojë informacione të përgjithshme lidhur me veprimtarinë e saj, produket dhe shërbimet e ofruara.

Ne mbledhim, përpunojmë dhe përdorim të dhëna personale me qëllim që të ju ofrojmë produkte dhe shërbime sa më cilësore, t’i përshtatim më mirë proceset tona të biznesit me nevojat e klientëve tanë dhe të ju orientojmë drejtë informacionit më të përshtatshëm të produktit dhe aplikacioneve.

Përpunimi i të dhënave tuaja personale bëhet në momentin kur ju:

  • vendosni ose ngarkoni informacione në aplikacionin VEGA Charging;
  • vendosni ose ngarkoni informacion në faqen e internetit të VEGA Charging;
  • ju përdorni, vendosni ose ngarkoni informacione përmes procesit të anëtarësimit në aplikacionin tonë si klient i VEGA Charging;
  • ju na jepni informacione përmes telefonit ose emailit (për shembull, kur kontaktoni qendrën tonë të thirrjeve);
  • ju na jepni informacion përmes kanaleve të tjera (për shembull, përmes mediave sociale);
  • kur ju hyni në zyrat tona fizike dhe ambjenteve të karikimit nëpërmjet përdorimit të kamerave CCTV. (Regjistrimet do të jenë në përputhje me interesat ligjore të VEGA Charging si dhe në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Regjistrimet mund të përdoren vetëm për hetimin e një ngjarje që ka sjellë dëmtimin e këtyre interesave të mbrojtura me ligj. Legjitimiteti i përdorimit të të dhënave personale të regjistruara për qëllime të tjera duhet të jetë i kufizuar vetëm për një interes të rëndësishëm publik).

Kategoria e të dhënave personale që përpunohen nga platforma jonë dhe ruaja e tyre.

Në momentin që ju dëshironi të pranoni shërbime të caktuara të cilat ofrohen nga ky aplikacion/platformë kërkohet plotësimi i disa të dhënave me anë të të cilave VEGA Charging ju identifikon.

VEGA Charging përmes kësaj platforme mbledh dhe përpunon këtë kategori të të dhënave personale: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.

Të dhënat personale të mbledhura do të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme duke respektuar afatet ligjore dhe rregullative dhe për të përmbushur qëllimet e nevojshme të biznesit.

Ne e njohim gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë aty ku përfshihen fëmijët. Shërbimet tona të ofruar në këtë faqe nuk janë të dizajnuara për përdorim dhe shfrytëzim nga fëmijët. Ne nuk mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale me vetëdije nga fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

VEGA Charging nuk përpunon dhe mbledh informacione të cilat konsiderohen “Të dhëna sensitive” – është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimet penale, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.

Siguria e të dhënave personale

Për të mbrojtur informacionin personal nga aksesi dhe përdorimi i paautorizuar, ne përdorim masa të sigurisë që përputhen me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale është tejet i rëndësishëm për ne. Ne kemi ndërmarrë masa strikte teknike, administrative dhe fizike të sigurisë për të:

– Mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja e paautorizuar dhe keqpërdorimi i tyre.

– Për të siguruar sistemet tona të TI -së dhe ruajtjen e informacionit.

Si i ruajmë të dhënat personale?

Të dhënat tuaja, ne i ruajmë vetëm për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre apo si janë mandatuar me ligj, kontratë ose detyrime të ngjashme të zbatueshme për veprimtarine tonë të biznesit apo nëse është e nevojshme për të mbajtur të dhëna adekuate dhe të sakta të biznesit dhe të të dhënave financiare. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi. Në rast të çdo ndryshimi në të dhënat tuaja personale të cilat ndikojnë direkt në dhënien e shërbimit është përgjegjësi e juaja të na njoftoni në mënyrë që ne të përditësojmë të dhënat tuaja.

Cilat janë të drejtat tuaja si Subjekt i të dhënave?

Si shfrytëzues i platformes sonë, në momentin që të dhënat tuaja përpunohen ju keni disa të drejta të garantuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilat ne duhet të ju vëmë në dijeni.

-E drejta juaj për akses në të dhënat personale

Çdo person ka të drejtë që, pa pagesë, me kërkesë me shkrim, konfirmim nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave sipas Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

-E drejta juaj për korrigjim të të dhënave personale

Ju keni të drejtën të kërkoni nga ne që të korigjojmë informacionin personal që mendoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të na kërkoni të plotësojmë informacionin që mendoni se është i paplotë.

-E drejta juaj për të fshirë të dhënat personale

Ju keni të drejtë të na kërkoni që të fshijmë të dhënat tuaja personale, kjo e drejtë aplikohet në rrethana të caktuara. Ne do të fshijmë të dhënat tuaja nëse ato nuk na nevojiten më për qëllimin për të cilën janë mbledhur ose përpunuar.

-E drejta juaj për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale

Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimi e të dhënave personale në lidhje me ju, sipas dispozitave përkatëse ligjore.

-E drejta juaj për të paraqitur ankesë

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të garantuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Zyrën e Komisionerit dhe të kërkojë ndërhyrjen e saj për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, “subjekti i të dhënave” mund të ankohet në gjykatë.

Përdorimi i Cookies

Ky njoftim përshkruan se si VEGA Charging përdor cookies kur ju ndërveproni me ne në formën online. Përdorimi i cookies është një praktikë e zakonshme e internetit. Cookies janë disa dosje teksti të cilat përmbajnë sasi të vogla të informacionit të cilat shkarkohen në pajisjen tuaj elektronike si kompjuter, telefon, tablet apo pajisje të tjera celulare kur ju vizitoni një faqe të internetit. Cookies mund të mbledhin informacion rreth juve dhe përdorimin e faqeve të internetit nga ana juaj duke ofruar nje shërbim më cilësor dhe të përshtatshëm për ju. Këto informacione përdoren për qëllime të sigurisë, për të lehtësuar shfletimin në faqen e internetit dhe të ju vendosim në sfond informacione më relevante lidhur me nevojat tuaja për t’ju ofruar një përvojë më të mirë.

Karakteristikat e Cookies

Çdo cookie përmban një kod unik dhe ruan preferencat tona në një faqe interneti që po shfletojmë, si p.sh. na ruan gjuhën tonë të preferuar për atë faqe në mënyrë që herën tjetër nuk kemi nevojë t`a zgjedhim përsëri të njëjtën gjë. Shfletuesi jonë i internetit ja dërgon çdo herë Cookies që i përkasin kësaj faqeje, këto cookies e lejon faqen e internetit të kujtojë preferencat tona sa herë që e vizitojmë. Kjo i lejon faqet e internetit dhe serverët të dallojnë një cookies nga një tjetër dhe preferencat që janë caktuar sepse çdo cookies ka kodin identifikues unik (Cookies ID). Duhet të rikujtojmë që këto veprime varen nga informacioni i ruajtur në atë cookies që i përket asaj faqe të caktuar.

Cookies kanë një periudhë të kohëzgjatjes. Cookies të cilat skadojnë në fund të një sesioni të shfletuesit quhen “Cookies të sesionit” ndërsa cookies të cilat qëndrojnë për një periudhë më të gjatë quhen “Cookies të qëndrueshme”. Mund të ketë Cookie të sesionit dhe/apo Cookie të qëndrueshme brenda cilësdo kategori të Cookies, përveç Cookies të vendndodhjes gjeografike të cilat janë vetëm cookies të sesionit.

Kategoritë e Cookies

Në vijim gjeni listën e llojeve të cookies të përdorura në faqen e internetit të VEGA Charging.

Cookies teknikisht të domosdoshme

Këto lloje të cookies janë shumë të nevojshme për funksionimin e faqes sonë të internetit dhe nuk mund të kufizohet përdorimi i tyre. Faqja jonë e internetit nuk mund të funksionojë në mënyrë të duhur pa përdorimin e këtyre cookies. Cookies të domosdoshme gjithashtu identifikojnë gabimet apo rreziqet e mundshme në aspektin e sigurisë. Kjo kategori e cookies nuk mund të deaktivizohet. Në tabelën e mëposhtme ASP.NET_Sessionldn është cookie e domosdoshme.

Cookies funksionale

Këto lloje të cookies lejojnë faqen e internetit për të mbajtur në mend preferencat e vizitorëve të faqes duke përfshirë përzgjedhjen e gjuhës. Këto cookies ndihmojnë për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe të internetit.

Cookies analitike

Këto lloje të cookies janë cookies e një “pale të tretë” të cilat janë cookie ndihmëse për ne dhe na ofrojnë raporte analitike nga grumullimi i informacionit nga vizitorët në mënyrë anonime lidhur me performancën e faqes së internetit, na ofrojnë statistika sa i përket numrit të vizitorëve, një cookie e tillë është e vendosur në këtë faqe të internetit nga Google Analytics.

Deaktivizimi i cookies

Ju mund të kontrolloni përdorimin e cookies që vendosen në pajisjen tuaj në shfletuesin tuaj të internetit të cilin e shfrytëzoni tek ‘Browser Settings’ (Google Chrome, Mozilla FireFox, Microsoft Internet Explorer, Microsoft Edge, Opera, Apple Safari). Nëse deaktivizoni dhe bllokoni të gjitha cookie ju mund të shfletoni ende në faqen tonë të internetit mirëpo kjo mund të ndikojë në funksionalitetin e faqes.

Lidhja me faqet e tjera të internetit

VEGA Charging ndërvepron me klientët e saj edhe përmes platformave të rrjeteve sociale si Facebook®, Instagram®, YouTube® dhe LinkedIn®. Ky Njoftim i Privatësisë aplikohet vetëm për faqen tonë të internetit www.vegagroup.al, ndaj nuk kemi asnjë ndikim në të dhënat që mbledhin dhe përpunojnë faqet e tjera të internetit.

Ju rekomandojmë që për faqet e tjera të interentit të lexoni njoftimet e tyre të privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale.

Kë mund të kontaktoni lidhur me informacione rreth përpunimit të të dhënave personale nga VEGA Charging?

Nëse mendoni se informacioni i përfshirë në këtë Njoftim të Privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes faqes së internetit nuk është i mjaftueshëm apo dëshironi që të paraqitni kërkesë për të ushtruar të drejtat e tuaja sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale ju lutem na dërgoni kërkesën tuaj në formë të shkruar duke na kontaktuar përmes adresës tonë elektronike [email protected] apo përmes postës në adresën: Tiranë, Rruga “Ndre Mjeda” Objekti Ara (Struktura EB), zk 8220, Nr. Pasurie 3/491+19-6, Tiranë.

Në qoftë se ne nuk mund të ju identifikojmë në momentin kur parashtroni kërkesën tuaj mund të kërkojmë nga ju që të na ofroni një kopje të dokumentit tuaj identifikues, me anë të të cilit ne vetëm do të verifikojmë identitetin tuaj.

Përditësimet e këtij njoftimi

Ky njoftim i privatësisë mund të përditësohet kohë pas kohe për të qenë në pajtueshmëri me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse bëjmë ndryshime në këtë Njoftim të Privatësisë ne do të përditësojmë datën e fundit të rishikimit dhe do të ju njoftojmë përmes kësaj faqe të internetit.