Inxhinier Topograf Junior

Vega Energy është në kërkim të një Inxhinieri Topograf Junior, që do të mbështesë realizimin e matjeve, piketimit dhe kontrolleve topografike gjatë ndërtimit të parqeve fotovoltaike,

nën drejtimin e inxhinierit topograf përgjegjës dhe në bashkëpunim me ekipin e kantierit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston në kryerjen e matjeve topografike të terrenit dhe përpunimin e të dhënave për hartimin e planeve topografike.
  • Mbështet vendosjen dhe kontrollin e pikave të referencës, koordinatave dhe kuotave në kantier.
  • Asiston në piketimin e pozicioneve të pilotave, themeleve dhe strukturave mbajtëse të paneleve fotovoltaike, sipas projektit të miratuar.
  • Kryen, nën mbikëqyrje, piketimin e rrugëve të brendshme, kanaleve të kabllove, sistemit të drenazhimit dhe vendndodhjeve të pajisjeve elektrike.
  • Mbështet kontrollin e kuotave, pjerrësive dhe niveleve gjatë punimeve të sistemimit të terrenit dhe gërmimeve.
  • Verifikon, nën mbikëqyrje, përputhjen e pozicioneve dhe kuotave të punimeve të realizuara me projektin dhe raporton devijimet e konstatuara.
  • Përdor pajisjet topografike, si stacioni total, GPS/GNSS dhe nivela, sipas udhëzimeve të inxhinierit përgjegjës.
  • Përpunon të dhënat e matjeve dhe asiston në përgatitjen e vizatimeve në AutoCAD/Civil 3D.
  • Mbështet realizimin e matjeve përfundimtare dhe përgatitjen e dokumentacionit topografik të gjendjes së realizuar (as-built).
  • Mban të organizuar regjistrat e matjeve, skedarët dhe raportet e punës.
  • Bashkëpunon me drejtuesin e kantierit dhe ekipet e zbatimit për koordinimin e punimeve topografike.
  • Kujdeset për përdorimin dhe ruajtjen e pajisjeve topografike dhe raporton çdo problem teknik.
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë gjatë aktiviteteve në kantier.
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga eprori, në përputhje me pozicionin dhe nivelin e tij të përgjegjësisë.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Gjeodezike/Topografi ose fushë të ngjashme.
  • Kandidat/e në fillim të karrierës profesionale; praktika ose përvoja në kantier përbën avantazh.
  • Njohuri bazë në përdorimin e pajisjeve topografike dhe programit AutoCAD; njohja e Civil 3D përbën avantazh.
  • Aftësi për të lexuar plane, koordinata dhe kuota.
  • Saktësi, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe lëvizje në kantieret e kompanisë.
  • Preferohen kandidatët me vendbanim në Fier ose në zonat përreth, por kjo nuk përbën kusht të detyrueshëm.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected] me subjekt “Inxhinier Topograf Junior”, ose klikoni në opsionin “Apply” për të dorëzuar aplikimin tuaj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Vega Logo
VEGA GROUP is an Albania-based design and implementation company specializing in residential, commercial, and industrial power generation through rooftop installations and photovoltaic parks.

APPLICATION FORM

*Required fields
Vega Charging Logo white-green

APPLY FOR VEGA CHARGING CARD

*Required fields

Thank you for applying!

Vega Charging Logo white-green

Become our partner

*Required fields