Jurist/e

Vega Group është në kërkim të një Juristi/e, i/e cili/a do t’i bashkohet Departamentit Ligjor dhe do të kontribuojë në trajtimin e çështjeve ligjore dhe kontraktuale të shoqërive të Grupit.

Pozicioni kërkon një profesionist me eksperiencë të mëparshme në fushën juridike, preferueshëm në sektorin e ndërtimit, me njohuri të mira të legjislacionit shqiptar dhe të çështjeve kontraktuale e administrative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Harton, rishikon dhe negocion kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion tjetër ligjor të kompanisë.
2. Ofron këshillim dhe mbështetje juridike për departamentet dhe shoqëritë e Vega Group.
3. Ndjek aspektet ligjore dhe kontraktuale të projekteve, me fokus të veçantë në projektet e ndërtimit.
4. Shqyrton kontratat me klientë, nënkontraktorë, furnitorë dhe partnerë të tjerë të biznesit.
5. Siguron përputhshmërinë e aktivitetit të kompanisë me legjislacionin dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
6. Përgatit dhe administron dokumentacionin ligjor, duke ndjekur procedurat dhe korrespondencën me institucionet publike dhe palët e treta.
7. Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe informon strukturat përkatëse mbi ndikimin e tyre në aktivitetin e Grupit.

Kualifikimet:

* Diplomë universitare në Drejtësi.
* Eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm, preferueshëm në sektorin e ndërtimit.
* Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar, veçanërisht në fushën civile, tregtare dhe kontraktuale.
* Eksperiencë në hartimin, rishikimin dhe negocimin e kontratave.
* Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
* Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa çështje njëkohësisht.
* Njohuri të mira të gjuhës angleze.
* Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme brenda Grupit.

 

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Jurist/e” ose klikoni “Apply”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Vega Logo
VEGA GROUP is an Albania-based design and implementation company specializing in residential, commercial, and industrial power generation through rooftop installations and photovoltaic parks.

APPLICATION FORM

*Required fields
Vega Charging Logo white-green

APPLY FOR VEGA CHARGING CARD

*Required fields

Thank you for applying!

Vega Charging Logo white-green

Become our partner

*Required fields