Përmbledhje e pozicionit:
Procurement Officer do të koordinojë proceset e blerjeve dhe marrëdhëniet me furnitorët, duke siguruar furnizimin në kohë dhe në përputhje me nevojat e kompanisë. Roli kërkon aftësi organizative, negociuese dhe bashkëpunim efektiv me ekipet e brendshme.
Përgjegjësitë kryesore:
* Menaxhon procesin e blerjeve sipas nevojave të kompanisë.
* Organizon dhe ndjek proceset e tenderimit.
* Negocion ofertat dhe kushtet tregtare me furnitorët.
* Menaxhon kontratat dhe ndjek zbatimin e tyre.
* Bashkëpunon ngushtë me departamentet teknike dhe operative.
* Identifikon mundësi për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e proceseve të prokurimit.
* Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me furnitorët.
Kualifikimet:
* Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
* Minimumi 1 vit eksperiencë në Procurement.
* Aftësi shumë të mira në negociim dhe komunikim.
* Njohuri të Microsoft Excel; njohja e ERP/SAP përbën avantazh.
* Njohuri të mira të gjuhës angleze; një gjuhë e dytë përbën avantazh.
* Aftësi organizative dhe analitike.
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Procurement Specialist” ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.


