VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist/e Payroll.
Qellimi i pozicionit:
Specialisti i Payroll-it është përgjegjës për menaxhimin dhe përpunimin e saktë të listëpagesave mujore për punonjësit, duke siguruar përputhshmëri të plotë me legjislacionin tatimor dhe të punës. Pozicioni lidhet me pagat e punonjësve në projekte ndërtimi, ku struktura e kompensimit ndryshon sipas projektit, ditëve të punës, dietave apo vendndodhjes. Kjo kërkon saktësi të lartë, fleksibilitet dhe aftësi të mira për të trajtuar skema të ndryshme pagese.
Detyra të përgjithshme të rolit:
- Përgatit dhe proceson listëpagesat mujore, duke përfshirë pagën bazë, shtesat, bonuset, dietat dhe përfitime të tjera.
- Siguron kalimin në kohë të pagave, bonuseve dhe mbajtjeve të pagave në përputhje me politikat e kompanisë.
- Monitoron dhe siguron përputhshmërinë me rregulloret tatimore, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ligjet e punës.
- Kontrollon saktësinë e të dhënave: orë pune, mungesa, leje vjetore/mjekësore, shtesa apo zbritje në paga.
- Koordinon me Departamentin e Financës dhe Departamentin e Burimeve Njerëzore për të siguruar raportim të saktë të pagave.
- Siguron arkivimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit financiar dhe të dhënave të punonjësve në mënyrë konfidenciale.
- Suporton në përgatitjen e raporteve financiare në lidhje me shpenzimet e pagave.
- Mbështet Departamentin e Burimeve Njerëzore në administrimin e përfitimeve, menaxhimin e lejeve dhe rinovimet e kontratave.
- Ndihmon Departamentin e Burimeve Njerëzore me detyra të tjera sipas kërkesës.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë universitare në Financë, Administrim Biznes, Ekonomi apo fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e Excel-it.
- Integritet i lartë, saktësi, diskrecion dhe orientim ndaj detajeve.
- Aftësi të mira organizative dhe për të punuar në afate kohore të përcaktuara.
Preference:
Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve financiarë – avantazh: Navision.
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Specialist/e Payroll” ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.