Përditësimi i fundit Prill 2025
Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësia e individit.
“VEGA CHARGING” SHPK, përmes këtij Njoftimi të Privatësisë ju ofron informacione në lidhje me menaxhimin e të dhënave tuaja personale kur ju vizitoni ose ndërveproni me aplikacionin/platformën tonë, qëllimin e përpunimit të tyre, parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtat që ju takojnë në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i përditësuar.
VEGA CHARGING ju siguron që ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate të sigurisë teknike dhe organizative për të mbrojtur secilin informacion që ju keni dhënë për të pranuar ndonjë shërbim të cilin ne e ofrojmë përmes kësaj platforme.
Ju lutem, lexoni me kujdes këtë njoftim sepse ofron informacion të rëndësishëm mbi përdorimin e të dhënave në faqen tonë të internetit.
Përkufizimet
Për qëllim të këtij njoftimi përkufizimet e përdorura kanë kuptimin sipas Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i përditësuar.
“Të dhëna personale” – është çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social;
“Përpunim i të dhënave personale” – është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash;
“Kontrollues” – është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër që, vetëm apo së bashku me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të fushës, dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj;
“Pëlqim i subjekteve të të dhënave” – është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, çka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij.
Informacion rreth nesh
“VEGA CHARGING” SHPK, është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me Nipt: M31316029I dhe adresë Tiranë, Prestige Industrial Park, Rruga Dytësore Tiranë – Vorë, km 14, Picar, Vorë, Tiranë. Sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i përditësuar, ne veprojmë si Administratorë i të dhënave personale ku mbledhim, ruajmë dhe përdorim të dhëna personale të marra nga vizitorët dhe përdoruesit e regjistruar në platformën e administruar nga ne.
Qëllimi dhe baza e përpunimit
VEGA CHARGING ka për qëllim që të ofrojë informacione të përgjithshme lidhur me veprimtarinë e saj, produket dhe shërbimet e ofruara. Ne mbledhim, përpunojmë dhe përdorim të dhëna personale me qëllim që të sigurojmë funksionimin e besueshëm dhe të sigurtë të platformës si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Të dhënat personale që përpunohen
Në momentin që ju dëshironi të pranoni shërbime të caktuara të cilat ofrohen nga ky aplikacion/platformë kërkohet plotësimi i disa të dhënave me anë të të cilave VEGA CHARGING ju identifikon. VEGA CHARGING përmes kësaj platforme mbledh dhe përpunon këto të dhëna personale: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.
Të dhënat personale të mbledhura do të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme duke respektuar afatet ligjore dhe rregullative dhe për të përmbushur qëllimet e nevojshme të biznesit. Në rast të çdo ndryshimi në të dhënat tuaja personale të cilat ndikojnë direkt në dhënien e shërbimit është përgjegjësi e juaja të na njoftoni në mënyrë që ne të përditësojmë të dhënat tuaja.
Ne e njohim gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë aty ku përfshihen fëmijët. Shërbimet tona të ofruar në këtë faqe nuk janë të dizejnuara për përdorim dhe shfrytëzim nga fëmijët. Ne nuk mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale me vetëdije nga fëmijët nën moshën 18 – vjeçare.
VEGA CHARGING nuk përpunon dhe mbledh informacione të cilat konsiderohen “Të dhëna sensitive” – është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimet penale, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
Siguria e të dhënave personale
Për të mbrojtur informacionin personal nga aksesi dhe përdorimi i paautorizuar, ne përdorim masa të sigurisë që përputhen me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale është tejet i rëndësishëm për ne. Ne kemi marrë masa strikte teknike, administrative dhe fizike të sigurisë për të:
– mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja e paautorizuar dhe keqpërdorimi i tyre.
– për të siguruar sistemet tona të IT -së dhe ruajtjen e informacionit.
Me kë i ndajmë të dhënat?
VEGA CHARGING ruan konfidencialitetin e informacionit tuaj personal dhe nuk e zbulon informacionin tuaj personal palëve të treta, përveçse me pëlqimin tuaj dhe në rastet e lejuara me ligj ose me ofruesit tanë të shërbimeve për të siguruar mirëfunksionimin e platformës. Në çdo rast kërkohet respektimi rreptësisht i detyrimeve të tyre kontraktuale ndaj nesh si dhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të drejtat tuaja si Subjekt i të dhënave
Si shfrytëzues i platformes sonë, në momentin që të dhënat tuaja përpunohen ju keni disa të drejta të garantuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, për të cilat ne duhet të ju vëmë në dijeni.
-E drejta juaj për akses në të dhënat personale
Çdo person ka të drejtë që, pa pagesë, me kërkesë me shkrim, konfirmim nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave sipas Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
-E drejta juaj për korrigjim të të dhënave personale
Ju keni të drejtën të kërkoni nga ne që të korigjojmë informacionin personal që mendoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të na kërkoni të plotësojmë informacionin që mendoni se është i paplotë.
-E drejta juaj për të fshirë të dhënat personale
Ju keni të drejtë të na kërkoni që të fshijmë të dhënat tuaja personale, kjo e drejtë aplikohet në rrethana të caktuara. Ne do të fshijmë të dhënat tuaja nëse ato nuk na nevojiten më për qëllimin për të cilën janë mbledhur ose përpunuar.
-E drejta juaj për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale
Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimi e të dhënave personale në lidhje me ju, sipas dispozitave përkatëse ligjore.
-E drejta juaj për të paraqitur ankesë
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të garantuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Zyrën e Komisionerit dhe të kërkojë ndërhyrjen e saj për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, “subjekti i të dhënave” mund të ankohet në gjykatë.
“Cookies”
“Cookies” janë skedarë me sasi të vogël të dhënash, që përdoren zakonisht si identifikues unikë anonimë. Këta të fundit dërgohen në faqen tuaj kryesore të kërkimit nga faqet e ndryshme në internet, të cilat ju i vizitoni dhe ruhen në memorien e brendshme të pajisjes suaj. Ky Shërbim nuk përdor “cookies”, e megjithatë, aplikacioni mund të përdorë kode apo librari të palëve të treta, të cilat përdorin “cookies” për të grumbulluar informacione dhe përmirësuar shërbimet e tyre. Ju keni opsionin që ose të pranoni, ose të refuzoni këto të fundit dhe të njoftoheni kur një “cookie” po dërgohet në pajisjen tuaj. Nëse zgjidhni të refuzoni “cookies”, ndoshta nuk do të keni mundësi të përdorni disa pjesë të këtij Shërbimi.
Lidhja me faqet e tjera të internetit
VEGA CHARGING ndërvepron me klientët e saj edhe përmes platformave të rrjeteve sociale si Facebook®, Instagram®, YouTube® dhe LinkedIn®. Ky Njoftim i Privatësisë aplikohet vetëm për faqen tonë të internetit ____________, ndaj nuk kemi asnjë ndikim në të dhënat që mbledhin dhe përpunojnë faqet e tjera të internetit.
Ju rekomandojmë që për faqet e tjera të interentit të lexoni njoftimet e tyre të privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale.
Kë mund të kontaktoni lidhur me informacione rreth përpunimit të të dhënave personale nga VEGA CHARGING?
Nëse mendoni se informacioni i përfshirë në këtë Njoftim të Privatësisë lidhur me përpunimin e të dhënave personale përmes faqes së internetit nuk është i mjaftueshëm apo dëshironi që të paraqitni kërkesë për të ushtruar të drejtat e tuaja sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale ju lutem na dërgoni kërkesën tuaj në formë të shkruar duke na kontaktuar përmes adresës tonë elektronike [email protected] apo përmes postës në adresën: Tiranë, Prestige Industrial Park, Rruga Dytësore Tiranë – Vorë, km 14, Picar, Vorë, Tiranë.
Në qoftë se ne nuk mund të ju identifikojmë në momentin kur parashtroni kërkesën tuaj mund të kërkojmë nga ju që të na ofroni një kopje të dokumentit tuaj identifikues, me anë të të cilit ne vetëm do të verifikojmë identitetin tuaj.
Përditësimet e këtij njoftimi
Ky njoftim i privatësisë mund të përditësohet kohë pas kohe për të qenë në pajtueshmëri me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse bëjmë ndryshime në këtë Njoftim të Privatësisë ne do të përditësojmë datën e fundit të rishikimit dhe do të ju njoftojmë përmes kësaj faqe të internetit.