Graphic & Video Content Creator

Mundësi punësimi – Graphic & Video Content Creator
VEGA Group
, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Graphic & Video Content Creator.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Krijimi i materialeve vizuale për rrjetet sociale, website, fushata marketingu, reklama, prezantime dhe materiale print.
  • Dizajnimi i infografikave, banerëve, ikonave dhe elementeve të tjera grafike sipas nevojave të kompanisë.
  • Prodhimi dhe editimi i videove për qëllime promocionale, edukative ose korporative.
  • Zhvillimi i animacioneve dhe efekteve vizuale duke përdorur After Effects ose mjete të tjera të animacionit.
  • Krijimi i identitetit vizual dhe ruajtja e një stili unik për brendin e kompanisë.
  • Optimizimi i grafikave dhe videove për performancë më të mirë në platformat dixhitale dhe print.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe zhvillimit për të siguruar që përmbajtjet vizuale janë efektive dhe të përshtatshme për audiencën e synuar.
  • Hulumtimi dhe ndjekja e trendeve të fundit në dizajnin multimedial dhe aplikimi i tyre në projekte.
  • Menaxhimi i projekteve të dizajnit dhe përfundimi i tyre brenda afateve të përcaktuara.
  • Përgatitja e skicave dhe prototipeve për aprovim nga ekipi apo klientët.
  • Përdorimi i softuerëve të specializuar si Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign, After Effects, Premiere Pro, XD, etj.).
  • Sigurimi i përputhshmërisë me udhëzimet e markës dhe standardet vizuale të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara​
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm.
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të dizajnit dhe editimit të videove.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Kreativitet dhe aftësi për të menaxhuar projekte të ndryshme njëkohësisht.
  • Njohuri mbi trendet më të fundit në dizajnin multimedial dhe marketingun dixhital.
  • Njohuri shumë të mira të software të dizajnit grafik si Adobe Creative Suit (Photoshop, Illustrator, InDesign, etj);
  • Përvojë në redaktimin e videove dhe grafikave të lëvizshme;

Shënime:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Graphic & Video Content Creator”

ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Vega Logo
VEGA GROUP is an Albania-based design and implementation company specializing in residential, commercial, and industrial power generation through rooftop installations and photovoltaic parks.

APPLICATION FORM

*Required fields
Vega Charging Logo white-green

APPLY FOR VEGA CHARGING CARD

*Required fields

Thank you for applying!

Vega Charging Logo white-green

Become our partner

*Required fields